Transmetuar më 13-08-2018, 18:35

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Peqin.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme.

Një 50-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi është rrëzuar në kanalin vaditës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Lazarenj, ku shtetasi me iniciale B.K., ka humbur jetën.

Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.

Gjithashtu po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/