Transmetuar më 13-08-2018, 19:17

Një person në Korçë qarkullon me armë zjarri pa leje.

Një person me preçedentë kriminal të mëparshëm është arrestuar në flagrancë gjatë ditës së sotme, pasi lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje.

Gjatë ndalimit të Teodor Grazhdanit, 31 vjeç, banues në Korçë, u sekuestrua edhe arma e zjarrit tip pistoletë, si edhe 7 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/