Transmetuar më 14-08-2018, 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:10, në fshatin Portëz.

Një këmbësor me inicialet Y.A., 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, është përplasur për vdekje nga një automjet tip "Opel" në emër të shtetasit V.P., 54 vjeç.

Drejtuesi i dyshuar i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit./a.k/noa.al/