Transmetuar më 14-08-2018, 08:10

Një shtetas shqiptar u plagos me armë zjarri tre ditë më parë në Spezia të Italisë. Si autor i ngjarjes u identifikua dhe u prangos kushëriri i tij Marjol Veqo.

Ky i fundit e ka pranuar autorësinë e krimit të ndodhur në një lokal ndërkohë sot ai pritet të dalë para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë.

Veqo ka treguar para punonjësve të policisë se ka qëlluar me armë në këmbë kushëririn pasi i është frikësuar një agresioni nga i lënduari.

Kjo pasi siç tha 38-vjeçari ka pasur konflikte në të shkuarën dhe kushëriri e ka rrahur brutalisht duke i shkaktuar fraktura.

“Në debat e sipër në lokal, u tremba se mos më sulmonte”, tha ai. Autori i krimit në të shkuarën ka punuar për kompaninë private të kushëririt të plagosur.

Pikërisht gjatë punës kanë nisur dhe konfliktet mes tyre që ka çuar në shkëputjen e marrëdhënieve të punës.

Por sherre mes tyre nuk janë shuar aq sa degraduan deri në përdorimin e armës këtë të shtunë, pranë një lokali në lagjen Canaletto./a.m./noa.al/