Transmetuar më 14-08-2018, 08:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit duke e gdhirë e marta në Kamëz.

Një familje ka kaluar momente tmerri teksa banesa e tyre dhe lokali që ndodhet në katin e parë janë sulmuar me tritol dhe breshëri armësh por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Bulevardin Blu”, rreth orës 02:07 të mëngjesit. Sulmi ka ndodhur drejt pronës së shtetasit Sh.Halili.

Nga shpërthimi i tritolit kanë mbetur të dëmtuar dy automjete të familjes që ndodheshin të parkuar në oborr.

Video duken qartë shenjat e plumbave nëpër muret e lokalit si dhe dëmtimet e makinave nga tritoli.

Në momentet e ngjarjes, në banesë ndodheshin gra dhe fëmijë.

Ngjarja ka shkaktuar panik jo vetëm te familja që u sulmua por edhe te banorët e tjerë të zonës të cilët shpërthimit të fuqishëm dëgjuan edhe breshëri armësh.

Policia ka shkuar me shpejtësi drejt vendngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore për zbulimin e autorit apo autorëve të krimit.

Po merret në pyetje edhe pronari i banesës për të zbuluar nëse ky i fundit ka pasur konflikte në të shkuarën.

Policia ka administruar edhe pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në zonë të cilat pritet të ndihmojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes./a.m./noa.al/