Transmetuar më 14-08-2018, 08:52

Një ngjarje tronditëse ndodhi gjatë orëve të natës në Kamëz ku lokali dhe banesa e një familjeje u sulmua me tritol dhe breshëri armësh.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur në banesë ndodheshin gra dhe fëmijë por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Policia raporton se ka gjetur në Fushë Krujë një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit të rëndë.

Mjeti tip fuoristradë është gjetur i djegur ndërkohë brenda tij ndodheshin dy kallashnikovë që mendohet se janë të njëjtit me të cilët u sulmua banesa dhe lokali i shtetasit Sh. Halili.

Do të jetë e vështirë për hetuesit të zbulojnë më shumë prova në automjet pasi flakët kanë zhdukur gjurmët.

Policia dhe prokuroria po hetojnë ngjarjen në disa pista të mundshme.

Është marrë në pyetje pronari i lokalit “Kaslin” dhe banesës që ndodhet mbi lokal por nuk jepen detaje lidhur me dëshminë e tij./a.m./noa.al/

foto ilustruese