Transmetuar më 14-08-2018, 09:20

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Fier.

Një 55-vjeçar me inicialet Y.A., u përplas për vdekje nga një automjet.

Policia thotë se ka identifikuar dhe ka prangosur gjatë orëve të para të mëngjesit shtetasin Gelsion Pajo, 20-vjeç, shkaktar i aksidentit.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip "Opel" është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz”, raporton zyrtarisht policia.

Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier./a.m./noa.al/