Transmetuar më 14-08-2018, 09:37

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Fier ku nëna ka tentuar të mbysë dy vajzat e saj të mitura.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Grecalli pasi gruaja i vuri zjarrin banesës së familjes.

Policia thotë se ka vënë në pranga 42-vjeçaren Rudina Kishta e cila tentoi të vrasë fëmijët e saj.

Fillimisht ajo ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit në fshatin Grecalli, shtetasit Ardian Gj., 35 vjeç.

Më pas, gruaja ka marrë dy vajzat binjake 6-vjeçare dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Në fshatin Daullas, ajo ka tentuar të mbysë në lumin Seman vogëlushet.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti me partnerin i cili tha një ditë më parë se gruaja mund të ketë probleme me depresionin./a.m./noa.al/