Transmetuar më 14-08-2018, 09:51

Momente paniku pranë Parlamentit të Britanisë së Madhe ku një automjet u përplas me barrierat mbrojtëse të institucionit.

Raportohet se disa kalimtarë u plagosën nga automjeti i rrethuar me shpejtësi nga forca të shumta policie.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm me orën lokale.

Drejtuesi i makinës u largua me shpejtësi ndërkohë u krijua një perimetër i gjerë sigurie nga frika e ndonjë bombe të mundshme që mund të ndodhej në makinë.

Forcat e sigurisë janë duke kryer ende kontrolle në zonë ndërkohë raportohet se është arrestuar drejtuesi i makinës.

Nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me terrorizmin.

Para disa muajsh një sulm me thikë ndodhi pranë parlamentit në Londër ku u plagosën disa persona./a.m./noa.al/