Transmetuar më 14-08-2018, 10:14

Një aksident ka ndodhur në Cërrik por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Një 26-vjeçar, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një autobus.

Në momentet e përplasjes autobusi ishte i parkuar.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, policia vuri në pranga 26-vjeçarin Tauland Kurti, pasi u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Javët e fundit policia ka intensifikuar aksionet për ndëshkimin e shoferëve që qarkullojnë të dehur, por me gjithë arrestimet dhe fushatat sensibilizuese, kjo nuk i ka ndalur drejtuesit e mjeteve të vijojnë të shkelin ligjin dhe të bëhen rrezik për veten e të tjerët./a.m./noa.al/