Transmetuar më 14-08-2018, 10:34

Një tjetër aksident është regjistruar në rrugët e vendit me të dëmtuar një kalimtare.

Shtetasja me inicialet A.M. 47-vjeçe është përplasur nga një automjet në Vlorë në rrugën “Mis Durhan”.

Fatmirësisht, burimet nga spitali bëjnë me dije se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 30-vjeçarin Besmir M. Ky i fundit, pas ngjarjes ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Ai është konfrontuar ta në momentet kur po shoqërohej në komisariat.

Tashmë ndaj tij rëndon edhe akuza e “kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë”./a.m./noa.al/

foto ilustruese