Transmetuar më 14-08-2018, 12:31

Ëndrra e madhe e Interit këtë Verë ishte transferimi i yllit kroat të Realit të Madridit Luka Modriç.

Por, këmbëngulja e Realit për të mos humbur një tjetër futbollist të rëndësishëm pas Ronaldos ka venitur shpresat e Interit.

Por, jo përfundimisht pas fjalëve të thëna nga agjenti i lojtarit.

Marko Maletilic ka deklaruar se Modriç do të luajë një ditë në Serinë A.

Ai tha se prej kohësh klienti i tij e ka menduar transferimin te Interi.

“Fakti që Inter  kishte tentuar ta transferonte dhe Modrici e mendoi gjatë këtë punë e tregon ndikimin që ka pasur Ronaldo në futbollin italian. Për çfarëdo arsye, Modriç dëshiron të bëhet yll në Serinë A me Interin. Do ta shohim. Besoj se herët apo vonë, Luka do të luajë në Itali. Si shumë kroatë të moshës së tij, ai është rritur duke ndjekur futboll italian”, tha ai./a.m./noa.al/