Transmetuar më 14-08-2018, 13:45

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku është shembur një urë.

Mediat vendase shkruajnë se një pjesë e mbikalimit mbi lumin Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenoa të Italisë, është shembur gjatë mesditës së sotme.

Nga shembja e urës dyshohet se mund të ketë dhjetra të vdekur, pasi gjatë shembjes së së saj mbi 20 automjete ndodheshin në të.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.

Autoritetet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për ndihmë./a.k/noa.al/