Transmetuar më 14-08-2018, 14:39

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku është shembur një urë.

Mediat vendase shkruajnë se një pjesë e mbikalimit mbi lumin Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenoa të Italisë, është shembur gjatë mesditës së sotme.

Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Genova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë duke publikuar një foto në faqen e tij në “Facebook” dhe falënderuar Zotin.

“Faleminderit Zoti im. Pas 9 minutash ndodhi tragjedia këtu në Genova”, shkruan Vishaj në Facebook.

Nga shembja e urës dyshohet se mund të ketë 10 persona të vdekur, pasi gjatë shembjes së saj mbi 20 automjete ndodheshin në të.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash./a.k/noa.al/