Transmetuar më 14-08-2018, 15:53

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku është shembur një urë.

Mediat vendase shkruajnë se një pjesë e mbikalimit mbi lumin Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenoa të Italisë, është shembur gjatë mesditës së sotme.

Nga shembja e urës raportohet për 22 persona të vdekur, mes tyre një fëmijë pasi gjatë shembjes së saj mbi 20 automjete ndodheshin në të.

Gjithashtu raportohet edhe për 8 persona të plagosur, në gjendje kritike për jetën.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.

Nga shembja e urës janë dëmtuar edhe disa fabrika pranë.

Autoritetet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për ndihmë, ndërsa bilanci i viktimave mbetet ende provizor.

Më poshtë keni pamjet e kapura nga ajri në vendin ku ndodhi tragjedia. /a.k/noa.al/