Transmetuar më 14-08-2018, 16:12

Ekstradohet nga Greqia një shqiptar i dënuar me 8 vjet burg.

Ekstradimi u krye nga specialistët e Interpol Tirana nga Athina/ Greqi drejt vendit tonë.

Mwsohet se bwhet fjalw pwr 29-vjeçarin, Viktor Floqi, lindur dhe banues në Elbasan.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të "Trafikim i personave të rritur".

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H., banuese në lagjen "Partizani" Elbasan.

 Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./a.k/noa.al/