Transmetuar më 14-08-2018, 16:30

Shembja e urës ‘Morandi’ në Genova ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Deri më tani janë konfirmuar 22 persona të vdekur, mes tyre dhe një fëmijë, ndërsa 16 persona janë të plagosur rëndë.

Ambasada e Shqipërisë në Romë, thotë se deri më tani nuk ka informacion për shqipatrë të lënduar.

Ambasada ka vënë një numër në dispozicion për çdo problem.

Njoftimi i ambasadës së Shqipërisë në Romë:

Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova.

Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë.

Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë.

Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115./a.k/noa.al/