Transmetuar më 14-08-2018, 17:20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku është shembur një urë.

Mediat vendase shkruajnë se një pjesë e mbikalimit mbi lumin Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenoa të Italisë, është shembur gjatë mesditës së sotme.

Nga shembja e urës raportohet për 35 persona të vdekur, mes tyre një fëmijë pasi gjatë shembjes së saj mbi 20 automjete ndodheshin në të.

Gjithashtu raportohet edhe për 13 persona të plagosur, në gjendje kritike për jetën dhe 10 të zhdukur.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.

Nga shembja e urës janë dëmtuar edhe disa fabrika pranë.

Autoritetet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për ndihmë, ndërsa bilanci i viktimave mbetet ende provizor.

Më poshtë keni pamjet në vendin ku ndodhi tragjedia. /a.k/noa.al/