Transmetuar më 14-08-2018, 17:51

Ish-sulmuesi i Brazilit Ronaldo Luiz Nazario de Lima konsiderohet si një nga ikonat e futbollit botëror.

Pak ditë më parë ai u shtrua në një spital të Ibiza-s, pasi është diagnostikuar me pneumoni.

Ish-lojtari i cili aktualisht është 41 vjeç, thuhet të jetë diagnostikuar me këtë sëmundje serioze dhe është shtruar menjëherë në spitalin Can Misses të ishullit francez gjatë së premtes.

Ai vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve por është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali.

Braziliani ka bërë edhe reagimin e parë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke treguar se është më mirë.

Përshëndetje të gjithëve. Pas disa ditësh në klinikë, tashmë jam në shtëpi. Faleminderit të gjithëve për komentet e mira dhe energjinë pozitive që më keni dhënë! Shumë falënderime edhe për ekipin e mjekëve dhe infermierëve për mirësinë dhe vëmendjen me të cilën më ndoqën këto ditë. Tani le të përqendrohemi në futboll! Ky sezon do të jetë i pabesueshëm dhe premton shumë të reja”, shkruan Ronaldo në postimin e tij.

Ronaldo ka luajtur me klube të njohura evropiane: Barcelona, Inter, Real Madrid apo Milan./a.k/noa.al/