Transmetuar më 14-08-2018, 19:14

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse, Florian Marku, ka pësuar një aksident, duke u dëmtuar në krah.

Ai njofton se ndeshja kundër rusit Sergej Kliuev, e planifikuar në datë 14 shtator do të shtyhet për disa javë.

Është vetë Florian Marku, ai që i lajmëroi fansat e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ndeshja nuk do zhvillohet me datë 14 shtator në ferizaj por do shtyhet pak javë më vonë për shkak të një aksidenti që pësova sot”, shkruan Marku në postimin e tij në Instagram./a.k/noa.al/