Transmetuar më 14-08-2018, 19:36

Bie në pranga një person në Pukë i akuzuar për vrasje.

Policia e Pukës vuri në pranga gjatë ditës së sotme një person të dënuar me 20 vite burg.

Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë u arrestua pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N., dhe A. H.

Për vrasjen e dyfishtë, Gjykata e Apelit në Shkodër më 7 tetor 2013, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg.

Mbi të rendojnë dy akuza për veprat penale “Vrasja me paramendim" e "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"./a.k/noa.al/