Transmetuar më 17-08-2018, 19:14

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Saranda Bogujevci është lënë e lirë, pas arrestimit sot paradite.

Ndërsa, siç raportojnë mediat në Kosovë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët sulmuan policinë duke i hedhur bojë, iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Burime të Indeksonline brenda Policisë bëjnë të ditur se Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi janë aktivistët të cilët po mbahen në paraburgim.

Reagimet e Vetëvendosjes kundër klasës politike në pushtet kanë qenë të shpeshta vitet e fundit.

Madje në disa raste edhe në Parlament, duke bllokuar seancat me gaz lotsjellës. /k.k/noa.al/