Transmetuar më 01-09-2018, 15:09

Tiranë, NOA.al- Paraditja paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Por

pasditja sjell fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor, kryesisht Qendër dhe zonat Juglindore.

Sërish bregdeti, kryesisht ai Jugor mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit po ashtu mesdita vijon me 1-2°C, kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Europa

Thuajse e gjithë Europa dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Ndërsa vranësira më të dendura dhe rrebeshe afatshkurtra shiu rrezikojnë ekstremet kontinentale në Juglindje dhe Verilindje të Europës. /a.y/noa.al