Transmetuar më 03-09-2018, 14:06

Tiranë, NOA.al- Shqipëria mbetet në kushtet e kthjellimeve deri pas mesditës kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore.

Pasditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por shira të izoluar priten në zonat kufitare veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të vlerave termike, kryesisht në Ultësirën Perëndimore.

Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.

Europa

Kontinentit Europian mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë shtrirjen kontinentale përjashtuar zona të izoluara të Europës Qendrore dhe Verilindore ku priten shira të përkohshëm. /a.y/noa.al