Transmetuar më 04-09-2018, 16:26

Kemi dëgjuar se të burgosurit gjejnë forma nga më të çuditshmet për të futur drogë në institucionet ku vuajnë dënimin.

Por një i burgosur në Dubravë të Kosovës, kishte zgjedhur një metodë të veçantë për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas prokurorisë ai gëlltiste drogën për ta nxjerrë më pas me jashtëqitje gjatë qëndrimit në qeli.

Rreth 80 gram drogë kishte arritur të gëlltiste i dënuari K. Kryeziu, pak minuta para se qelia e tij të bastisej nga gardianët.

Kryeziu është dënuar nga Gjykata e Pejës me 1 vit burgim për posedim të lëndëve narkotike.

Lëndën narkotike ai e gëlltiste kur dilte me leje nga burgu. /k.k/noa.al/