Transmetuar më 04-09-2018, 17:54
Foto ilustruese

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, teksa raportonte paraditen e sotme në  Komisionin e Ekonomisë, ka dhënë lajmin e mirë për pensionistët.

Sipas tij, këtë vit paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet me një shifër konkrete.

Ahmetaj ka njoftuar se në fund të vitit, pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale.

Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, tha Ahmetaj.

Shifra e shpërblimit për pensionistët shpesh ka shkaktuar debate mes kampeve politike. /k.k/noa.al/