Transmetuar më 04-09-2018, 19:24
Themeluesi i Amazon Jeff Bezos

Amazon i bashkohet “klubit” të trilionerëve në dollarë, ku në fakt bënte pjesë vetëm gjiganti Apple.

Jo më kot Jeff Bezos u shndërrua në njeriun më të pasur në glob, duke kaluar themeluesin e Microsoft Bill Gates, që kryesonte prej shumë vitesh.

Kompania e drejtuar prej Bezos ka kaluar vlerën e një mijë miliardë dollarësh vlerë në bursë.

Kjo falë rritjes së pësuar të aksioneve,secili prej të cilëve u ngrit në vlerën e 2.050,27 dollarë.

Kjo rritje u fiksua në orën 17:40 minuta por pas disa minutash vlera në bursë e secilit aksion ra në 2.034, 78 dollarë.

Amazon tejkaloi vlerën e një mijë miliardëve dollarë një muaj pasi këtë e arriti Apple, e cila është kompania e parë në histori që arrin këto nivele./a.m./noa.al/