Transmetuar më 05-09-2018, 14:04

Tiranë, NOA.al- Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët përjashtuar Verilindjen dhe zonat Lindore ku pasditja fuqizon vranësirat duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës vijojnë me kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do ketë ekstremi Verilindor i Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Europa

Moti i kthjellët dominon gjatë gjithë ditës të gjithë Europën duke përjashtuar ekstremin Lindor të Europës dhe zona të izoluara të Europës Qendrore ku priten stuhi të përkohshme me rrebeshe shiu. /a.y/noa.al