Transmetuar më 10-09-2018, 10:05

Këtë të diel, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tentoi të vizitonte fshatin Banjë në Drenicë, por nuk u lejua nga policia dhe banorët e zonës.

Madje ishte zyrtari i policisë së Gjilanit, Vllaznim Surdulli i cili i komunikoi Presidentit serb se ai dhe eskorta e tij nuk do lejoheshin të vijon rrugën në drejtim të fshatit Banjë në Drenicë.

Pavarësisht tentativave të Vuçiç për të shkuar në Drenicë, Surdulli nuk e lejoi.

Ai i tha se, Policia e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar të vizitojë Drenicën.

Me dhjetëra qytetarë të Drenicës kishin bllokuar dje rrugën për të penguar Vuçiçi, të vizitonte fshatin Banjë, ku jetojnë disa familje serbe. /a.y/noa.al

Nuk u lejua të shkojë në Drenicë, Vuçiç nga Mitrovica: Nuk do e njohim kurrë Kosovën

Protestat dhe ndalimi nga policia e Kosovës, Vuçiç anulon vizitën në Drenicë

Protestat dhe ndalimi nga policia e Kosovës, Vuçiç anulon vizitën në Drenicë