Transmetuar më 10-09-2018, 21:25

Nga Ylli Manjani

Jam skandalizuar nga historia që një zonjë nga Lazarati më rrefeu një ditë gushti.

Fare rastësisht, në plazh, mu shfaq para syve një grua dhe me lot në sy më rrëfeu gjerë e gjatë historinë se si ja kishin arrestuar dy djemtë e saj adoleshentë dhe ja kishin dënuar, për një vrasje që nuk provohet ta kenë bërë.

Njëri nga djemtë është dënuar me burgim të përjetshëm.

Është fjala për vrasjen e efektivit të policisë në Lazarat, përgjatë operacionit anti-kanabis. Një operacion që mbaroi me pastrimin e Lazaratit (jo të Shqipërisë), ku humbi jetën dhe polici (njeri e profesionist shum i mirë).

Ngjarja është shumë e rëndë dhe opinioni publik beson menjëherë atë që servir policia. As mediat nuk pranojnë ta referojnë anën tjetër të historisë njerëzore.

Askush nuk fillon të arsyetojë, si ka mundësi që një 18 vjeçar qënka një “vrasës” me nishan të përpiktë.

Si ka mundësi që një adoleshent përfundon i dënuar përjetë në burg?

Megjithë dëshirën që kisha për t’a ndarë me ju këtë ngjarje, profesionalisht nuk mund ta bëja pa marrë një informacion nga çështja zyrtare.

Zyrtarisht Prokuroria dhe Gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda nuk kanë arritë të provojnë që ndonjë nga moria e plumbave të shtëna nga grupi i të rinjve Lazaratas, të kenë goditur jo policin e ndjerë, por as furgonin ku Ai gjendej!!!

Paska patur akt ekspertimi për këtë gjë dhe furgoni nuk ka patur shenja plumbash!!!

Nuk provohet në asnjë akt ekspertimi që plumbi që i mori jetën policit, të jetë shtënë nga armët e atyre djemve të inatosur me policinë, gjithsesi!!!

Pra pyetja se kush e vrau Policin e ndjerë mbetet ende pa përgjigje nga drejtësia!!!

Ajo çështje që drejtësia po e gjykon në atë mënyrë është krim në vetvete! Sepse kriminalizon pa prova të rinj, të cilët mund të dënohen për rezistencë ndaj policisë apo edhe për ndonjë akuzë tjetër, por jo pë vrasjen e policit.

Uroj vërtetë që Apeli ta analizojë me kujdes këtë inskenim të shëmtuar të policisë.

Drejtësia bëhet me prova e jo me llafe as me inskenime populiste…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al