Transmetuar më 10-09-2018, 22:43

Shqipëria ka pësuar humbje në takimin e dytë të vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në Glasgoë, është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të Skocisë.

Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.

Goli i parë për Skocezët ka ardhur në fillim të pjesë së dytë pas një autogoli nga Xhimshiti.

Goli i dytë dhe përfundimtar për skocezët, u shënua nga Naismith në minutën e 68’.

Skocia vendase, ka qenë më kërkuese për golin ndërsa ajo që u vihet re në këtë takim, është një Shqipëri konfuze në mbrojtje.

Me këtë ndeshje Shqipëria nuk ka përsëritur suksesin si ndaj Izraelit.

Kujtojmë që takimin e parë përballë Izraelit, Shqipëria e fitoi me rezultatin 1-0, me një supergol nga Taulant Xhaka.

Në takimin tjetër Kosova ka arritur të fitojë përballë Ishujve Faroe me rezultatin 2-0.

Golat për Kosovën u shënuan nga Zeneli dhe Nuhiu, që të dy në pjesën e dytë. /a.k/noa.al/