Transmetuar më 11-09-2018, 19:54

Ventouris Ferries, kompania e mirënjohur e transportit detar, prezente edhe në Shqipëri, vjen me një ofertë të re për pasagjerët që udhëtojnë në drejtimet nga Bari në Durrës dhe anasjelltas.

Çmimet nga 30,00 euro për person dhe 50,00 euro për makinë.

Bli biletën tënde brenda datës 25/09/2018, për udhëtime nga data 01/10/2018 deri në datën 31/01/2019.

Kjo është një ofertë për vende të kufizuara, ndaj nxitoni të prenotoni biletat tuaja duke klikuar këtu.

Rreth Ventouris Ferries

Ventouris Ferries TM themeluar në 1976, është një emër aktiv në tregtinë e pasagjerëve me rezultate të shkëlqyera.

Që prej vitit 1984, kompania Ventouris Ferries ka një prani më dinamike me anije, që mbajnë markën dhe emblemën e Ventouris Ferries, duke ofruar shërbim jo vetëm në rrugët bregdetare por gjithashtu dhe në linjën midis Greqisë dhe Italisë dhe më vonë në linjën midis Italisë dhe Shqipërisë.

Anijet që mbajnë markën dhe/ose emblemën e Ventouris Ferries janë gjithnjë nën menaxhimin e kompanive të besueshme, të cilat kanë si emërues të përbashkët dhe bazë të suksesit të tyre vlerën e vendosur në kapitalin njerëzor.

Personeli i kompanive menaxhuese përbëhet nga individë të standardeve të larta, të mirë formuar dhe me eksperiencë të lartë, shumica e tyre ka një karrierë mbi dhjetë vjeçare në këtë fushë, të cilët e kthejnë besimin e dhënë nga menaxhimi duke qëndruar besnik dhe shkëlqyer në detyrat e tyre.

Flota

Anijet janë të njohura për sigurinë, komoditetin dhe shpejtësinë e tyre, janë luksoze dhe kanë restorante të bukur, bare, kazino dhe dyqane duty-free.