Transmetuar më 12-09-2018, 10:27
Ronaldo dhe Pogba

Dikur ishin Reali i Madridit dhe Barcelona klubet që me forcën e markës dhe parave arrinin të bindnin çdo lojtar t’u bashkohej.

Por, së fundi edhe italianët e Juventusit janë bërë një klub i dashur për yjet e futbollit.

Pas afrimit të Cristiano Ronaldos, shumë yje kanë kërkuar kalimin te Juventusi dhe një prej tyre është edhe Paul Pogba.

Francezi ka kaluar disa sezone të magjishme te “Zonja e Vjetër” para se të rikthehej të Mancehster United, klubi ku u rrit talenti.

Por, me Mourinhon duket se ai ka raporte të vështira dhe po mendon largimin.

Barcelona insistoi për afrimin e tij por transferimi nuk u krye.

Në disa media u raportua se Pogba ka kërkuar rikthimin te Juventusi. Don Balon raporton se edhe Cristiano Ronaldo po përpiqet të bindë klubin të hidhet në sulm për Pogba.

Ylli portugez beson se me afrimin e Pogba, Juventusi do jetë favoriti kryesor për fitimin e Champions League, objektivi numër një i bardhezinjve./a.m./noa.al/