Transmetuar më 12-09-2018, 12:36
Al bano Carrisi

Njëri prej emrave më të mëdhenj në Itali i ka dhënë lamtumirën muzikës.

Bëhet fjalë për këngëtarin Al Bano, aq shumë i dashur edhe për publikun shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se Al Bano ka konfirmuar tërheqjen nga muzika duke thënë shkurtimisht “nuk këndoj më”.

Këtë vendim ai e ka menduar prej kohësh dhe duket se tashmë ka ardhur momenti.

“Në janar i jap fund”, ka deklaruar Al Bano për mediat.

Në 31 Dhjetor do të jetë koncerti i tij i fundit. Ky vendim i tij ka ardhur pas problemeve shëndetësore.

Në vitin 2017 Al Bano u godit nga ishemia. Por, pavarësisht tërheqjes, ai ka lënë ende një dritare të hapur shkruan noa.al.

“Mbase nuk do jetë një lamtumirë definitive”, ka thënë ai teksa ka sqaruar se një album i ri me partneren e tij në muzikë Romina Poëer do ta bënte të rikthehej./a.m./noa.al/