Transmetuar më 13-09-2018, 13:32
Parlamenti Evropian gjatë seancës

Një lajm mjaft i mirë për Kosovën. Parlamenti Evropian ka marrë një vendim me shumicë votash pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

420 eurodeputetë votuan pro, 186 ishin kundër ndërkohë 22 të tjerë abstenuan.

Raportuesja për Kosovën në PE Tanja Fajon deklaroi pak para se rekomandimi të hidhej në votë se “vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret”.

Ajo ka kërkuar nga deputetët që të votojnë pro heqjes së vizave për kosovarët.

“Kërkuam të votohej pro liberalizimi të vizave për Kosovën. Nuk është një vendim përfundimtar, megjithatë vendimi i këtij parlamenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin. Dihet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave”, tha Fajon.

Pas këtij hapi, tashmë pritet edhe vendimi që do të marrë Këshilli i Ministrave në Bashkimin Evropian./a.m./noa.al/