Transmetuar më 13-09-2018, 18:46

Kreu i shtetit serb ka deklaruar sot se do të korkojë garanci për integrim në Bashkimin Europian pas arritjes së marrëveshjes me Kosovën.

Si “kusht”, sipas Vuçiç, do të vendosë që Serbia të bëhet anëtare Unionit në vitin 2025.

"Nëse arrijmë ndonjëherë një marrëveshje (me Prishtinën), Serbia do të duhet të marrë garanci të qarta se do të bëhet vend anëtar i BE në vitin 2025," tha Vuçiç në një intervistë për Reuters.

Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, braktisën papritur një takim ballë për ballë në Bruksel të premten e kaluar, ku pritej të diskutohej për herë të parë një plan për shkëmbimin e territoreve.

Vuçiç tha se mund të zgjasë deri në 10 vjet për të arritur një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, për shkak të dallimeve të shumta në qëndrimet e tyre. /k.k/noa.al/