Transmetuar më 14-09-2018, 17:17

Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona, të akuzuar për ushtrim të prostitucionit.

Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "marrje me prostitucion".

Mes të arrestuarve janë 2 femra dhe 29 meshkuj.

Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë.

Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë, ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje.

Në 137 shtator 2018 ata janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, përkatësisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë. /k.k/noa.al/