Transmetuar më 15-09-2018, 08:59
Shefi i ri i ushtrise serbe

Ljubisa Dikoviç është larguar nga posti i shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë. Vendin e tij e ka zënë Milan Mojsiloviç.

Ky i fundit është një ushtarak i lartë karriere që ka mbajtur poste të rëndësishme në Forcat e Armatosura të Serbisë.

Por, për ata që nuk e njohin ai është lindur në Kosovë, në Mitrovicë.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç prezantoi shefin e ri të ushtrisë duke folur me superlativa për të. Ai nuk harroi të përmendë se Mojsiloviç është lindur në Kosovë.

“Kam pranuar kërkesën e Dikoviçit për daljen në pension. Dua ta falënderoj për marrëdhënien e tij me Serbinë dhe heroizmin dhe guximin që e kundërshtoi agresionin e NATO-s”, tha Vuçiç.

Shefi i ri Mojsiloviç është lindur në Mitrovicë në 3 Gusht të vitit 1967./a.m./noa.al/