Transmetuar më 17-09-2018, 15:50

Prej tre muajsh, aktorja më e famshme kineze Fan Bingbing rezulton e zhdukur.

Aktorja që ka luajtur edhe në filma hollivudianë, ku veçohet “X men”, për herë të fundit është parë në Qershor të këtij viti teksa vizitoi një shkollë në Tibet.

Në një artikull të publikuar në median shtetërore në gjashtë Shtator, thuhej se Fan është nën survejimin e autoriteteve dhe do dalë para gjykimit.

Por, artikulli në fjalë u hoq shumë shpejt ndërkohë zyrtarisht nuk ka pasur asnjë reagim.

Mediat perëndimore kanë hedhur dyshimin se aktorja është burgosur.

Në këtë vend yjet mund të shijojnë milionat, por duhet të mbajnë një profil të ulët dhe të mos shkelin linjat e Partisë Komuniste, shkruan CNN.

Mendohet se Fan ka pësuar të njëjtin fat si aktori Ai Weiwei në vitin 2011 i cili për disa muaj u zhduk. Por, në fakt ai ishte burgosur./a.m./noa.al/