Transmetuar më 17-09-2018, 18:50
Momenti kur tifozi futet në fushë

Një episod i shëmtuar ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbollit në Kenia ku luanin skuadrat e Zoo Kericho dhe Bandar.

Në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 1-1, një prej tifozëve të irrituar u fut në fushë dhe kërcënoi futbollistët me pistoletë.

Fatmirësisht ai është ndalur në kohë nga punonjësit e sigurisë të cilët e kanë penguar.

Tifozi është nxjerrë nga stadiumi ndërkohë forcat e rendit e kanë shoqëruar në stacionin policor.

Policia vendase ka nxjerrë një komunikatë ku sqaron se nuk do të lejojë ngjarje të tilla të rënda në stadiumet e vendit.

Po ashtu, rasti është ende në hetim nga autoritetet./a.m./noa.al/