Transmetuar më 19-09-2018, 22:06

Cristiano Ronaldo ka bërë debutimin me Juventus edhe në Ligën e Kampioneve.

Portugezi debutoi në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në takimin Valencia-Juventus.

Megjithatë aventura e tij në ndeshjen e parë ka zgjatur vetëm 29 minuta pasi është ndëshkuar me karton të kuq për sjellje josportive.

Pas kartonit Cristiano Ronaldo është përlotur pasi ky është kartoni i parë i kuq për të në këtë garë ku ka zhvilluar 154 të tilla.

Aktualisht Juventus po fiton përballë Valencias me rezultatin 2-0.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/