Transmetuar më 19-09-2018, 23:34

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi  në Opinion se në fund të vitit do të hiqen kufijtë mes Shqipërisë e Kosovës.

Haradinaj tha” se kufiri mes dy vendeve me shqiptarë ka krijuar pengesa e shqetësime duke shprehur vullnetin për heqjen e tyre.

“Nga ndërrimi i viteve nuk do të ketë më barrikadë fizike në kufirin Kosovë –Shqipëri. E kemi biseduar me Kryeministrin Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet", shprehet Haradinaj.

"Do të ketë kamera. Do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, tha ai.