Transmetuar më 20-09-2018, 20:30
Foto ilustruese

Japonia është një prej vendeve më të përparuara sa i takon teknologjisë dhe shpikjeve inovative.

Së fundi në Japoni po punohet për krijimin e makinës së parë fluturuese.

Për këtë projekt ambicioz që pritet të finalizohet në vitin 2020, po punojnë kompani me emër si Uber, japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo.

Qeveria japoneze ka akorduar 40 milionë dollarë për kompanitë që po punojnë për pjesët e makinës së re fluturuese.

Për momentin nuk ka ende detaje se si do jetë mjeti, sa kohë mund të fluturojë dhe karburantin që do përdorë.

Më herët ka pasur përpjekje të tilla por ende nuk është krijuar një makinë e sigurt fluturuese./a.m./noa.al/