Transmetuar më 20-09-2018, 21:48

Një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme për integrimin euro-atlantik.

Kështu shprehet Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Real Story’.

Përballë Sokol Ballës, Arjan Vasjarit dhe Skënder Minxhozit, Presidenti i Kosovës tha se ai e mbështet kërkesën e Luginës së Preshevës dhe shprehu bindjen për ta realizuar atë.

“Objektivi im është që Lugina të jetë pjesë e Kosovës. Jam kundër ndarjes. Qëndrimi i SHBA është shumë i qartë dhe në mbështetje të arritjes së marrëveshjes, duke përfshirë edhe korrigjimin e kufirit” – tha Hashim Thaçi mbrëmjen e së enjtes në Vizion Plus.