Transmetuar më 22-09-2018, 19:28

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjilan, rreth orës 11:30.

Mësohet se një 37-vjeçar nga Gjilani, po punonte në një kanal dhe një masiv dheu është shembur mbi të.

Ai ka pësuar dëmtimë të rënda trupore nga shkëputja e masivit të dheut.

37-vjeçari ndërroi jetë në spital duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale, ndërsa rasti po hetohet për dokumentin e plotë./a.k/noa.al/