Transmetuar më 25-09-2018, 19:17
Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani

Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit Silvio Berlusconi është pronari i ri i klubit të Monzas në Serinë C italiane.

Berlusconi ka blerë 100 % të aksioneve të klubit dhe tashmë gjithçka është zyrtare.

Transaksioni është kryer nga Fininvest, kompania e familjes Berlusconi shkruan TGcom.

Fillimisht ishte përfolur për blerjen e 75 % deri në 95 % të aksioneve, por në fund akordi u arrit për 100 % të aksioneve të klubit.

Tratativa u mbyll për një shifër prej 2.5 deri në 3 milionë euro. Detajet do të jepen në një konferencë për mediat ditët në vijim.

Nicola Colombo, i cili i shitet aksionet Berlusconit do të mbetet president i klubit.

Adriano Galliani do të jetë Administratori i Deleguar i Klubit, njësoj siç ka qenë te Milani i Berlusconit./a.m./noa.al/