Transmetuar më 26-09-2018, 09:19

Plotë 4.6 tonë domate të cilat ishin importuar nga Shqipëria dhe Italia, janë bllokuar dhe asgjësuar nga autoritetet greke.

Gjithçka pasi nga analizat e kryera, ka rezultuar prani e lartë pesticidesh.

Zbulimi u bë nga inspektimi i Departamentit të Kontrollit të Cilësisë dhe Drejtoria e Shëndetit të Bimëve, në zonën e Pireut.

Mostrat të cilat iu nënshtruan analizave rezultuan me përqendrim të lartë të pesticideve, në vlera përtej limiteve të lejuara.

Kësisoj domatet u hoqën nga tregu dhe u asgjësuan.

Sakaq autoritetet e kujdesit ushqimor në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar verifikime edhe për produkte të tjera ushqimore, të importuara. /a.y/noa.al