Transmetuar më 26-09-2018, 12:35
Paul Pogba

"Krisja" mes Zhoze Mourinho dhe yllit të ekipit Paul Pogba duket tashmë e pandreqshme.

Mësohet se mesfushori francez ka kërkuar largimin nga "Djajtë e Kuq", sipas raportimeve nga Daily Mail.

Disa ditë më parë, Pogba kritikoi mënyrën se si luan skuadra, reagim që erdhi pas barazimit në kampionat ndaj Ëolves.

Edhe pse nuk përmendi emrin e trajnerit, Pogba tha se "duhet të sulmojmë, por nuk jam trajneri të vendos për skemat".

Pas kritikave Mourinho vendosi të mos i lërë më kurrë shiritin e kapitenit.

Ai kishte dalë në fushë si kapiten në tre ndeshje kur ka munguar Valencia, kapiteni i parë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Pogba dëshiron rikthimin te Juventusi. Së fundi është përfolur për një shkëmbim mes tij dhe Dybala, që me ardhjen e Ronaldos më shmë po qëndron në stol./a.m./noa.al/