Transmetuar më 27-09-2018, 16:14
Foto ilustruese

Gjermania do të jetë organizatorja e Evropianit të futbollit në vitin 2024.

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe ky vend ka arritur të mposhtë kandidaturën e Turqisë.

Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Nion të Zvicrës këtë të enjte.

Berlini, Dortmundi, Këlni, Dyseldorfi, Frankfurti, Hamburgu, Laipcigu, Shtutgarti dhe Mynihu do të jenë qytetet mikpritëse.

Gjermania nuk organizonte një kampionat evropian prej vitit të largët 1988.

Më herët, në këtë vend janë zhvilluar botërorët e viteve 1974 dhe 2006./a.m./noa.al/