Transmetuar më 27-09-2018, 16:55
Foto ilustruese

Të zënë gjatë gjithë ditës me angazhimet në punë, shumë nga ne zgjedhin të konsumojnë diçka të shpejtë.

Ushqimet në Fast Food janë një prej zgjidhjeve që ne bëjmë në përditshmëri.

Dëmet që shkaktojnë këto ushqime për shëndetin janë konfirmuar nga shumë studime, por një studim i ri ka bërë një zbulim që  nuk ishte konstatuar më parë.

Konsumi i ushqimeve gjysmë të gatshme rrit rrezikun për tu prekur nga depresioni.

Studimi i publikuar nga gazeta “Psikiatria molekulare”, është kryer nga një grup hulumtuesish nga Spanja, Britania dhe Australia.

Studiuesit kanë marrë në ekzaminim të paktën 41 studime të kryera më herët. Është zbuluar se ushqimet që përmbajnë shumë yndyra dhe sheqer çojnë në inflamacion të zorrëve dhe sistemit trupor në tërësi.

Përkundrazi, ushqimet e shëndetshme ulin ndjeshëm rrezikun nga depresioni./a.m./noa.al/